Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Twitter. Postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.
“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.
“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.
Analistët kanë kritikuar këtë postim.
“Politika e jashtme me Google translate”, thotë gazetari Imer Mushkolaj.
Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi thotë se postimet duhet të jenë më serioze, teksa thotë se institucionet nuk mund të jenë në një nivel të postimeve sikur analsitët e Facebook-ut.
“Lutje për Ministrinë e Jashtme: postimet zyrtare në twitter të jenë më serioze dhe koherente në stil, gjuhë dhe përmbajte. Nuk mundet shteti me postu statusa freestyle si ato të opinionistëve të Facebook-ut, bëhesh horrë si shtet saora”, tha ai.