Për herë të parë, njeriu që kreu dy atentate ndaj Anton Berishës rrëfen përfshirjen e tij në ngjarjet e frikshme të vitit 2007.
Agim Hoti, një ish-ushtar i UÇK-së që paslufte thotë se ndërmori veprime për ‘ruajtjen e sigurisë në vend’, tentoi ta ekzekutonte në dy raste Anton Berishën, asokohe drejtor i Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit. Berisha më vonë do të ngjitej në karrierë. Do të bëhej deputet e zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Por, Hoti do të shkonte në burg.
Si e kreu ai atentatin ndaj Anton Berishës? Cilat ishin motivet që e shtynë të kryente aktet? Si e takoi Albin Kurtin në burgun e Prizrenit?
Rrëfimi i padëgjuar më parë i Agim Hotit vjen të premten në emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin.
Emisioni publikohet në disa pjesë në faqen Paparaci Video në rrjetin social Facebook.