Të enjten rreth orës 23:00, njësiti policor i stacionit të Podujevës derisa ishte në një pikë kontrolli në fshatin Lupç, kanë pranuar informatën për të shtëna me armë.
Sipas njoftimit të PK-së, njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe ka ndaluar një automjet, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë.
“Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar dy persona dhe pas intervistimit ndaj njërit prej tyre në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprat: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës”, thuhet në komunikatën e Policisë.
“Personi i dyshuar: L.D., mashkull, 21 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje.