“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot tha unë humba, por ma bënë me hile [ndërmjetësuesit në Bruksel] që sipas analistit Lirim Mehmetaj, “ky është një arsyetim shumë fëmijëror”.
Më tutje ai i kujtuar dhe disa deklarata që sipas tij me herët i kishte thënë kryeministri Albin Kurtit.
“A na ka thënë Albin Kurti neve që është shumë thjeshtë me u zgjidhë problemi i Mitrovicës në përgjithësi dhe dyta është a n a ka thënë neve Albin Kurti që krejt çka duhet me pas Kosova në Bruksel, është një përfaqësues i dijshëm dhe dinjitetshem. A na ka thënë neve Albin Kurti që palët i kanë qëndrimet e tyre dhe Bashkim Evropian është neutrale ajo thjeshtë merre qëndrimet palëve dhe ja prezanton njëra tjetrës dhe varësisht se cila palë është me e mençur ma e dinijtetshme që mos me u shantazhu dhe argumenton me bukur të BE-ja dhe e fiton dialogun”, ka thënë Mehmetaj.
Mehmetaj ka kërkuar llogaridhënie për këtë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke thënë se ky fundit “duhet të tregojë se a ka qenë gënjeshtarë në të kaluarën apo është i padijshme tani”.
Pasi sipas analistit, Kurtit “nuk mund të argumentojë në mënyrë të ndryshme për situatën e njëjtë, dështim në dialog pse nuk u zgjidh çështja”.