Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behar Berisha.
Bastisja kishte nisur disa më parë në shtëpinë e Bershiës.
Ndryshe, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.
Policia e Kosovës jashtë këtij objekti ka vendosur edhe shiritin e sigurisë në dy anët e rrugës.
Bastisja është kryer në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behar Berishës.
Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.
Gjithashtu, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Klinaku ka shkruar se duke pasur parasysh këtë, “thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00”.