Ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, ditën e diel rreth orës 14:30 është shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it, për tri orë, në bazën e tyre në Fushë-Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar nga vetë Hasani, i cili ka pohuar se policia e EULEX-it e ndaloi vikendin që e lëmë pas.
Shoqërimi i tij siç shkruan Epoka e Re, ka të bëjë me kontrollin dhe konfiskimin e telefonit me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.