GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Caktohet seanca fillestare ndaj tri infermiereve të akuzuara për sulm ndaj të moshuarës në Pejë

13/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Caktohet seanca fillestare ndaj tri infermiereve të akuzuara për sulm ndaj të moshuarës në Pejë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Pejë e ka caktuar seancën fillestare ndaj tri infermiereve të shtëpisë për kujdesin e të moshuarve “Orenda”, në Pejë për sulm ndaj një gruaje të moshuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti, e cila ka treguar se seanca është caktuar me datë 31 Tetor në orën 10:00.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh pati bërë të ditur se janë arfrestuar tri infermiere lidhur me rastin e dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Sipas raportit të policisë, rastet për të cilat janë arrestuar kanë të bëjnë me “sulm”, “moslajmërim i përgatitjes së veprës penale” dhe “fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Në njoftimin e policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të arrestuarave iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

E Prokuroria Themelore në Pejë katër muaj më parë ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për këtë rast.

Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

Në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

“Gjithashtu në departamentin e krimeve të rënda në këtë prokurori janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për procesin e strehimores për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit”, përfundon njoftimi.

Aurona Pelaj pati deklaruar para hetuesve policorë se në ditën kritike kishte shkuar t’iu ndihmojë kolegeve të cilat po merreshin me të moshuarën (viktimën e rastit), pasi sipas saj ajo ka qenë agresive.

Dhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka sulmuar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.

“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“, ka deklaruar ajo.

Tags: moshuarapejerrahje
ShareTweetShare
Previous Post

Basha ironizon me Përparim Ramën: Ide edhe unë kam plotë, veç a ki pula!

Next Post

EULEX arrestoi edhe Nait Hasanin me urdhër të Speciales, i konfiskuan telefonin

Next Post
Radha për t’u rrahur në burgun e Nishit, Nait Hasani rrëfen si e zëvëndësoi Ekrem Kastratin

EULEX arrestoi edhe Nait Hasanin me urdhër të Speciales, i konfiskuan telefonin

Lajmet e fundit

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

23/05/2025
Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

23/05/2025
Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

23/05/2025
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

23/05/2025
Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

23/05/2025
Pas 48 orësh, seanca e 21-të

Pas 48 orësh, seanca e 21-të

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

23/05/2025
Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

23/05/2025
Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.