Në ndeshjen kundër Romanisë, lojtarët e kombëtares së Kosovës kanë dalë nga fusha shkaku i banerit absolutisht të papranueshëm nga ana e tifozëve të Rumanisë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Pas gati një orë të ndërprerjes së ndeshjes, u vendos që lojtarë të rikthehen në fushën e gjelbër për të vazhduar ndeshjen.
Në lidhje me këtë temë, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se “sportisët tanë i kanë shkelmuar muret e ngritura nga politika”.
Postimi:
Sportisët tanë i kanë shkelmuar muret e ngritura nga politika.
Flamuri i Kosovës në mes të Bukureshtit.
Kosovë ❤️??❤️