Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në mungesë të fakteve, po vazhdon me “filma”.
Ai ka shkruar në Facebook të martën se ZPS-ja është e poshtër pasi, siç ka thënë ai, nuk ka shtet serioz.
Klinaku ka shkruar edhe për bastisjen e banesës së familjes të Fahri e Bahri Fazliut.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, është shprehur u.d i kryetarit së OVL-UÇK-së.