Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për një darkë pune që ka zhvilluar me gjeneralin turk Ozkan UIutas, i cili do të marrë edhe komandën e KFOR-it.
Kurti ka thënë se pret me padurim që të punojë ngushtë me Ulutas për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të përbashkëta.
“Të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në njoftimin e tij për darkën me gjeneralin turk dhe ekipin e tij.