Kanë mbetur edhe dy ditë prej kur pritet të ndodh takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
E para këtij takimi ka folur ish-kryenegociatorja Edita Tahiri. Ajo ka thënë se platformën e kryeministrit nuk e di askush.
“Platformën e Kurtit askush nuk e di, vetëm Vuciqi do ta di në takimin e radhës – çfarë privilegji për armikun”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Më 14 shtator, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel do të mbahet rundi i ri i dialogut në nivel të lartë.
Ky do të jetë takimi i parë i Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që kur tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit.
Takimi i fundit mes bartësve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë u zhvillua më 2 maj, – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.