Një nxënëse me iniciale E.L është ndaluar të hyjë në shkollën “Azdreni” për shkak të mbulesës të cilën ajo e mbartë.
Gëzim Baloku, avokati i familjes për emisionin “Five” ka theksuar se për këtë rast, sipas tij konsiderohet për tri-katër vepra penale, së pari “shkelje e të drejtave të njeriut, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe një vepër kur veprimet janë shkelje të kushtetueses dhe mos tolerancë fetare”.
Ai ka potencuar se vajza me inicialet E.L, nuk është përjashtuar por i është ndaluar hyrja në objektin e shkollës, për arsyeje të mbartjes së uniformës fetare.
Sipas Balokut, Drejtoresha e kësaj shkolle, familjarëve të 13- vjeçares, iu ka thënë “shkoni kah të doni sa të jam unë këtu, ajo nuk do të jetë”.
Nga ana tjetër, Naser Gega, Drejtor i Arsimit në komunën e Pejës, ka treguar se është i informuar për rastin e nxënëses me mbulesë dhe se sipas tij, nuk ka nevojë për ndërhyrje të drejtorisë, sepse udhëzimi administrativ e ndalon mbartjen e uniformës fetare, por me një gjuhë të përbashkët, munden me mbartë.
Gega: Jam i informuar për rastin e nxënëses me mbulesë
“Nxënëses nuk iu ka ndalu mësimi, pa e specifiku a është çështja për mbulesë apo pa mbulesë. Kjo si temë është jashtëzakonisht e ndishme. Dhe ne duhet të veprojmë conform ligjeve dhe normave ligjore”, ka shtuar Gega.
“Në interpretimin ligjor që kam kërkuar, thuhet se vlen për mësimin parauniversitar, i cili përfshinë mësimin fillor, të mesë të ulët dhe të lartë. Gjithë ne jemi të vetëdijshëm se ka raste që shkojnë vajza me uniforma fetare, por këto raste janë me vullnetin e shkollës dhe mësimdhënësve nëse kanë mundur me tejkalu këtë çështje me lehtësi. Dhe sa i përket obligimit ligjor, nuk kam të drejtë ligjore të kërkojë nga shkolla të veprojë ndryshe. Nëse gjejnë gjuhë të përbashkët, për ne është e mirëseardhur”, ka përfunduar Gega.