Politikani gjerman, njëherit kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth ndodhet për vizitë në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Twitter ka përshëndetur ndjekësit e tij nga Prishtina.
Ai ka njoftuar që gjatë kësaj vizite do të ketë takime të shumta, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.
“Mirëmëngjesi Prishtine! Më në fund kthehemi në Kosovë. Në pritje të takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kryeministri @albinkurti, kryetarja e Kuvendit @KonjufcaGlauk, FM @gervallaschëarz dhe kolegë të komitetit të punëve të jashtme. Faleminderit që më pritët. #ontheRoth”. Ka shkruar ai.