Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan “jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, një tokë që mbrojti lirinë tonë.”
“Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Kosova kujton!
Populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, një tokë që mbrojti lirinë tonë.
Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan.
Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë.