Blogerja e njohur shqiptare, Afrona Dika, muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në mediat shqiptare.
Kjo për faktin se u diskutua për një romancë të re dashurie pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, këngëtari Blero Muharremi.
Ajo zbuloi se është në lidhje me një djalë zviceran, me të cilin publikoi edhe imazhe në rrjete sociale.
Megjithatë, duket se Dikës nuk i eci mirë as kjo romancë, ndonëse u tha se i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Bukuroshja mori vëmendje me një shkrim të fundit që e ndau me ndjekësit në InstaStory.
“Jeta nuk është gjithmonë mjaltë ka momente që të rrëzon”, ka shkruar ajo. Në fotografi shihet Afrona e mërzitur.