Kryetari i OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, ka kërkuar që, në rast se rritet paga minimale në 250 euro, ashtu siç ka premtuar kryeministri Albin Kurti, pensioni për veteranët nuk duhet të jetë më i ulët, siç e përcakton Ligji për Veteranët e Luftës së UÇK’së.
Klinaku këtë deklarim e ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka pasur kritika për të gjitha subjektet politike, që sipas tij, po i shfrytëzojnë për populizëm veteranët e luftës,
Është interesant se VV atëherë e ka kundërshtuar ligjin nr.05/L-141 e i cili nuk është në fuqi dhe sot flet në emër të tij. E ka kundërshtuar edhe AAK që tani po heshtë dhe gjatë qeverisjes nuk ka filluar kategorizimin. E kanë miratuar PDK dhe LDK por duhet ta sqarojnë opinionin se ato ndryshime nuk janë në fuqi dhe vlen ligji bazik”, ka deklaruar ai.
Prandaj, partitë politike t’i lënë populizmat e tyre dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”, ka thënë tutje ai