Politikë
Kurti nga Estonia: Nuk mendoj që ka arsye të flitet për regjim të vizave
Kreu i shtetit, Albin Kurti ka thënë se nuk mendon që ka arsye të flitet mbi mundësinë që qytetarëve të Kosovës të mos u lejohet lëvizja e lirë nga 1 janari 2024.
Kurti tha se Serbia e pranoi marrëveshjen pa e nënshkruar.
“Unë kam thënë se do ta nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi, por Serbia tha se do ta pranojë por pa e nënshkruar. Prandaj, unë nuk mendoj se ka arsye të flitet se si ka mundësi që regjimi i vizave për Kosovën të mos hiqet më 1 janar. Ne kemi bërë gjithçka të mundshme në lidhje me Serbin”, ka thënë Kurti.
“Qasja e butë” e Perëndimit ndaj Beogradit “nuk do të kryejë punë”, tha ai, teksa dha vlerësime tejet të forta karshi aleatëve perëndimorë të vendit se “nomalisht na trajtojnë të barabartë (me Serbinë), por jo edhe në thelb”.
“Nuk jemi ne problemi”, tha kryeministri, “por kemi një problem të cilin duam ta zgjidhim”.
E problemi, sipas Kurtit, është Serbia – ndaj të cilës Perëndimi duhet të ketë një tjetër qasje, ku madje edhe dha disa sugjerimi se, sipas tij, si Serbia do të detyrohej të zbatonte Marrëveshjen e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në rend të parë, Albin Kurti, tha se Bashkimi Evropian duhet të kërcënojë Beogradin me rikthim të regjimit të vizave. “Do të ishin të gatshëm menjëherë ta zbatojnë marrëveshjen, sepse nuk do të guxonin të humbisnin lëvizjen e lirë pa viza”, ka thënë ai.
Por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri ua shtron një ide: “t’i thonë se mbështetja ndaj Serbisë nga perëndimi demokratik nuk duhet të merren si e mirëqenë”.
Pyetur se a duhet që Perëndimi duhet t’i jep ndonjë “ultimatum” Serbisë, Kurti përgjigjet në miratueshëm: “Po, mendoj se ndaj Serbisë duhet marrë masa strikte për investimet e huaja. Nëse do të kërcënoheshin me tërheqje, Serbia do të sillej menjëherë në mënyrë të disiplinuar dhe do ta zbatonte marrëveshjen tonë”, ka shtuar ai.