Kosova dhe Zvicra sot do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.
Biletat janë shitur të gjitha ku do të jenë të pranishëm mbi 13 mijë shikues, 700 prej tyre do të jenë nga Zvicra.
Cili ekip ka vlerën më të madhe?
Transfermarkt e ka vlerësuar Kombëtaren e Kosovës me 98.4 milionë euro.
Lojtari më i vlefshmë te Dardanët është Amir Rrahmani, i cili kap vlerën e 25 milionë euro. Pas tij, janë Vedat Muriqi me 15 milionë euro dhe Arijanet Muriq me 12 milionë euro.
Ndërkohë Zvicra, vlerësohet me 250 milionë euro. Lojtari helvetik me vlerën më të madhe është Manuel Akanji, me 38 milionë euro.
Dardanët dhe Helvetikët janë në grupin I, me këta të fundit që prijnë me 10 pikë nga katër takime.
Ndërkohë, Kosova pozicionohet në vendin e pestë me tri pikë nga katër takime.