Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në qytetin e Gjakovës.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të saj ka njoftuar se viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare.
Ndërkaq, sipas raportit të PK’së, thuhet se e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Gjakovë. 08.09.2023 – 15:30. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt