Po bëhet një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”. Objektivi kryesor i komandantit të FSK-së për këtë ushtrim është validimi i kapaciteve të këmbësorisë në operacionet mbrojtëse, sulmuese dhe për operacionet e stabilitetit të nivelit të kompanisë.
Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj.
Ata po zhvillojnë operacione të luftimit në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.
E urdhrat per ne teren lëshohen nga pika në Aeroportin e Gjakovës, aty janë dislokuar trupat që kanë për detyrë kontrollin e operacioneve në teren duke lëshuar udhëzime dhe pranuar raporte për njësitë që janë në teren.
Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj.
Ata po zhvillojnë operacione të luftimit në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.
E urdhrat per ne teren lëshohen nga pika në Aeroportin e Gjakovës, aty janë dislokuar trupat që kanë për detyrë kontrollin e operacioneve në teren duke lëshuar udhëzime dhe pranuar raporte për njësitë që janë në teren.Reklamënull
Gjithashtu në Aeroportin e Gjakovës është dislokuar edhe një njësi mbështetëse për logjistikë, për kompanitë që janë në teren.
Kolonel Ejup Maqedonci, drejtor i ushtrimit, thotë për KosovaPress se Kosova është në mesin e 16 vendeve pritëse per ushtrimin “Defender Europe 21” që për qëllim kryesor ka rritjen e gatishmërisë operacionale dhe nderveprueshmërinë mes ushtrisë amerikane dhe vendeve partnere.
“Deri më tani ka pasur shumë konferenca planifikuese, gjithashtu njësitë tona janë përgatitur për dy vitet e kaluara deri më tani për ketë ushtrim, kanë zhvilluar trajnime, kanë zhvilluar ushtrime fushore te tjera në shërbim të ushtrimit kryesor që është ‘Defender 21’. Por edhe pjesëmarrja jonë ka qenë e vazhdueshme nëpër konferenca planifikuese me qëllim përgatitjen e terrenit, kushteve, logjistikës, edhe pjesëmarrësve per të qenë pjesë e ushtrimit ‘Defender 21’”, thotë ai.
Ai tregon se në çka janë të fokusuara këto operacione.
“Janë operacione të fokusuara në këmbësori, pra në operacione të luftimit, operacione luftarake për çka është edhe një prej pikave, një prej fushave të misionit tonë”, thotë kolonel Maqedonci.
“Defender Europe” që këtë vit realizohet në Ballkanin Perëndimor, Detin e Zi dhe rajonin e Baltikut, teston të gjitha aftësitë që njësitë e vendeve të NATO-s i trajnojnë gjatë ushtrimeve.
Janë 28 mijë trupa të dislokuara gjithsej në ushtrimin e “Defender Europe 21”, ndërsa në Kosovë përveç pjesëtarëve të FSK-së, ka zbarkuar një njësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila merr pjesë në mbështetje të validimit të kapaciteteve të këmbësorisë së Forcës.
Nënkolonel Albert Kuçi, komandant i regjimentit të parë të këmbësorisë, thotë për KosovaPress se gjatë kësaj periudhe do të realizojnë trajnime të ndryshme në detyra sulmuese, mbrojtëse dhe detyrat të stabilitetit, të cilat burojnë nga misioni inregjimentit të këmbësorisë.
“Audienca primare e trajnimit është një kompani e këmbësorisë së regjimentit të parë të këmbësorisë e cila është e dislokuar në Babaj të Bokës, është kontrolli i ushtrimit i cili është i dislokuar këtu në Aeroportin e Gjakovës dhe janë disa audienca të tjera sekondare të trajnimit dhe gjithashtu e kemi të përfshirë ekipet e kombinuara për validim të kësaj njësie e cila është duke zhvilluar ushtrime në Babaj të Bokës, ky ekip i validimit është i përbërë nga pjesëtarët e FSK-së dhe pjesëtarët amerikanë”, thotë ai.
Ai tregon se paraprakisht janë zhvilluar trajnime individuale dhe është bërë validimi i pjesëtarëve që marrin pjesë në ushtrimin “Defender Europe 21”.
“Kjo është shumë e rëndësishme sepse e validon dhe certifikon një njësi, dhe pas këtij ushtrimi një njësi e këmbësorisë është e gatshme për detyrat e saj që rrjedhin nga misioni e që është mbrojtja e territorit të Kosovës në zonën në të cilën jemi dislokuar…. Në teren është një kompani e këmbësorisë e cila në përbërjen e saj ka katër togje, dhe ajo kompani do të validohet në detyrat e saj për operacionet mbrojtëse, operacione sulmuese dhe për operacionet e stabilitetit të nivelit të kompanisë”, tha ai.
Forca e Sigurisë këtë vit e drejton këtë ushtrim në Kosovë, ndërsa merr pjesë në ushtrimin në Kroaci, që gjithashtu është në kuadër të “Defender Europe 21” dhe do të jetë pjesëmarrëse edhe në Shqipëri në kuadër të trajnimit për marrëdhëniet civilo-ushtarake.
Ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili sivjet e ka përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ditën kryesore më 28 maj, derisa më 3 qershor do të përfundojë ridislokimi i pjesëtarëve të Forcës nëpër kazermat e përhershme në Kosovë.