Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se Kosova do të jetë organizator i Lojërave Mesdhetare 2030.
Haradinaj ka thënë se kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe rezultat i një pune të vazhdueshme prej vitesh.
E përgëzoj Komitetin Olimpik të Kosovës si dhe të gjithë ata që janë angazhuar për ta përjetuar këtë triumf. Urime Kosovë” shkruan Haradinaj.