Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë sportistë kosovarë që të prekin majat e suksesit.
Ajo theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe”.
“Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, u shpreh Osmani.