Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, tha ai për Sinjalin.
Veseli shtoi se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ai tha se ekipe e Policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.