Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzoi deputeten opozitare të PDK-së, Blerta Deliun, se ka përfituar jashtëligjshëm mbi 2000 euro, të cilat sipas saj, kanë qenë të destinuara për pjesëmarrjen e Deliut në Kommisionin për viktimat e krimit. Haxhiu thotë se Deliu “edhe kur nuk ka shkuar në Komision, paratë për pjesëmarrje në Komision i kanë dalë” dhe sipas saj, ky është korrupsion. Haxhiu nënkupton në emisionin Context të ATV-së, se ky është keqpërdorim më i madh sesa ai i Nagip Krasniqit, rezervave shtetërore dhe rasti i Martin Berishajt. Për këto deklarata, Deliu-Kodra, njofton se ka paditur ministren Haxhiu…
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënkuptuar se 2500 euro që deputetja Blerta Deliu është paguar për pjesëmarrje në një Komision, ku ajo thotë se ‘herë nuk ka shkuar, e herë ka shkuar’.
Haxhiu tha se ky rast ‘nuk krahasohet me rastin e Nagip Krasniqit, Ridvan Muharremit dhe Martin Berishajt’.
Ndiqeni të transkriptuar deklaratën e Haxhiut në ATV:
‘Zonja Deliu Kodra, s’ka çare pa i kthy paret e Ministrisë edhe të buxhetit të shtetit sepse i ke marrë 2500 euro pare të qytetarëve edhe s’ke bo za. Qekjo është hajni, qëkjo është vjedhje. Me ligj paguhesh vec nëse shkon në Komision, ajo s’ka shku edhe u pagu.
Po kur i del 250 euro ma shumë, a hic nuk ta prenë mendja me thanë kadal bre. Komisioni i kompenson viktimat e krimit, i koepsnon viktimat e krimit i kompenson viktimat e krimit, kjo përkundër faktit që ma shumë nuk ka shku në Komision, më shumë se që ka shku, i ka marrë pare më shumë se 2000 euro.
Me ligj paguhesh vec nëse shkon në Komision, ajo s’ka shku edhe u pagu.
Kur i del 250 euro ma shumë, se kemi me i vlerësu edhe zyrtarët që konsiderohen që e kanë shkelë detyrën zyrtare, a hic nuk ta prenë mendja më shumë, me thanë kadal bre, kah më dolën qito pare.
(Seriozisht a? – i thotë autori i emisionit, z.Leart Hoxha).
“Kur më dalin 200 euro ma shumë, unë e këqyri llogarinë tham kadal kush mi ka qitë bre. Kësaj edhe pse i kanë dalë 250 euro në muaj më shumë, nuk i ka raportu. Kjo mundet me thanë “mi keni qitë”.
Për punën që s’e ka bo në Komision, i ka marrë mbi 2500 euro.
Luan rol sepse është keqpërdorim, sepse i ke marrë 2500 euro pare të qytetarëve edhe s’ke bo zo. Pse s’e qet Blerta Deliu fotografinë e vetë aty”, thotë Haxhiu, përcjell Periskopi.
(Ka edhe njerëz të partisë tuaj që, kanë marrë pare për naftë e kanë jetu në Prishtinë, e… – i thotë gazetari Leart Hoxha)
Haxhiu: ‘Nuk është e njëjta. Psh. mu me i marrë 250 euro pa punu është problem.
Gazetari Hoxha: E me marrë pare për naftë tuj jetu në Prishtinë çka është? E qysh doni me paditë?
Haxhiu: Me ia marrë me gjykatë, qishtu fillon luftimi i korrupsionit prej ma të voglit, unë jam për me luftu korrupsionin prej nalt, prej milionave edhe teposhtë. Ni zyrtar që ka integritet nuk i vjedh popullit pare bre, pikë nuk i vjedh.
Tash unë ia propozoj Blerta Deliut me qitë fotografinë e vetë, ndonëse Rozeta Hajdari asnjë cent nuk e ka keqpërdorë, Nagip Krasniqi asnjë cent nuk e ka keqpërdorë, nuk e kanë shti asnjë cent në xhep të vetin, zonja Deliu Kodra po.
Gazetari Hoxha: Qysh nuk i ka keqpërdorë ka përdorë 6 shifra pa marrë mallë, çka je tuj folë?
Haxhiu: Ka përfitu paligjshëm. Po, po Leart.
Gazetari Hoxha: I ka hupë 600 mijë euro të buxhetit, 200 herë paret e Blerta Deliu.
Haxhiu: Nuk është e vërtetë.
Gazetari Hoxha: Martin Berishaj ka qarkullu miliona kesh.
Haxhiu: Ka pasë Komision Hetimor për Martin Berishajn. Pse po e neglizhon, me pasë diçka, ish bë publike. Për rezervat shtetëore, Apeli tha se nuk ka bazë.
Kujtojmë se pas këtyre deklaratave, deputetja Deliu njoftoi se ka ngritur padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu.
“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi.
Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.