Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka folur sot për takimin që e ka pasur me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai shkroi që diskutuan për situatën aktuale në vend dhe për çështjet e sundimit të ligjit.
“Pas aktiviteteve më të gjera të komunikimit me palët e rëndësishme të interesit, pata një shkëmbim interesant pikëpamjesh me presidentin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me të cilin diskutuam mbi situatën aktuale, sigurinë dhe problemet e sundimit të ligjit në kuadër të përpjekjeve të EULEX-it për të mbështetur sundimin e ligjit”, ka shkruar Barbano në Twitter.