Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka theksuar se e ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur”, ka shkruar Osmani në Facebook.