Një persona ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë.
Viktima, i cili nuk është identifikuar ende është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar.
Në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur gëzhoja kallashnikovi.