Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë një koment për nismën e partisë, të titulluar “Rruga e Re”.
Ai beson se “Rruga e Re” është brend dhe emër për programin qeverisës.
Kështu është shprehur ai në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se “, ideologjia e logo e LDK-së janë vlera më e madhe që krenohemi”.
““Rruga e re” është brend dhe emër për programin qeverisës, ideologjia e logo e LDK-së janë vlera më e madhe që krenohemi
Sot, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët e koleget, finalizuam programin tonë “Rruga e re”, i cili projekton rikthimin në fundamentet e Republikës, të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit.
Si program zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim.”