Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Temë ka qenë përgatitja për takimin e nivelit të lartë Kosovë – Serbi, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Bislimi ka thënë se Kosova mbetet konstruktive dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog.
Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Agrmt Bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi në Twitter.