Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se Serbia është duke i përgatitur strukturat e reja për t’i futur në veriun e Kosovës.
Ai ka deklaruar në Konfrontin e KTV-së të mërkurën se strukturat e vjetra kriminale të Serbisë janë arrestuar e ndaluar nga autoritetet kosovare, derisa ka shtuar se ata “u demaskuan në luftën kundër KFOR-it”.
“Serbia po përgatit struktura të reja për t’i futur në veri. Këta të vjetrit që morën pjesë kur Qeveria ua sulmoi çerdhet e tyre, atëherë edhe u demaskuan në luftën kundër KFOR-it e tash janë emrat e tyre. Ka një lloj skenimi që tash institucionet e Kosovës është në gjendje t’i parandalojë atë, por po përgatiten të tjerët. Kjo s’i jep arsye Qeverisë të flejë pasi ‘uji fle, e armiku nuk fle’”, ka deklaruar Spahiu.