Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” pavarësisht se situata e sigurisë është qetësuar që nga shpërthimi i madh i dhunës në maj.” – deklaroi komandanti i forcave të NATO-s në Ballkanit gjatë një konference të mërkurën, raporton Reuters.
Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel, Ristuccia shprehu shqetësimet rreth tensionit të vazhdueshëm në veri.
“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha Ristuccia gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel.
Ai tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të politikës.
“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve,” ka deklaruar ai.
Në këtë kontekst, komandanti i NATO-s ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake por vetëm politike.
“Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike.” – ka thënë ai.