Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, pasi ky i fundit po ia numëron ditët që Qeveria e Kosovës po i kalon nën sanksione.
Kryeziu-Hyseni në reagim ka treguar se ndodhet bashkë me Selmanajn në Estonin në një forum për transparencë në Kuvend. Ajo ka thënë e atje është edhe kryeministri Kurti, që sipas saj u duartrokit pas një fjalimi që ka pasur atje.
Ajo ka përmendur edhe takime me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas ndërkohë që ka përmendur se Kurti do të ketë takim edhe me Departamentin e Shtetit Amerikan, pa e specifikuar se me kënd.
“Super sanksione koleg”, ka shkruar ajo me ironi.