GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Detaje të reja tronditëse për vrasjen në Prizren, e qëlloi tre herë në bark, më pas shkrepi 10 plumba në kokë, në sytë e vajzës dhe gruas

06/09/2023
në Ballina
Koha e leximit:3 mins read
Theret me thikë një 19-vjeçar në Prizren, tani është në rrezik për jetë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 04.09.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 04.10.2023, ndaj të pandehurit Aziz Gashi.

I pandehuri dyshohet se kryer veprat – Vrasja e Rëndë nga neni 173 par.1 (Me dënim jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili) pika 1.5 (privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave tjerë), dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, i pandehuri Azi Gashi, privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën Beqir Morina, i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……. zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M., me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’ rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, përderisa të dëmtuarat (bashkëshortja dhe bajza e viktimës), gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa të dëmtuarit R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen, më pastaj i pandehuri A.G., hip në automjetin e tij, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, deri në ditën e arrestimi me datë 04.09.2023,

Deri me datë 4 shtator 2023, në shtëpinë e tij, në lagjen “Arbana”, i pandehuri A.G., , në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, mban në pronësi dhe në kontroll pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……., së bashku me dy karikatorë të mbushur me fishekë, e me të cilën armë dyshohet se e ka privuar nga jeta B.M., e të cilën armë policia e ka gjetur, gjatë kontrollit të shtëpisë ku ishte fshehur i pandehuri në fshatin Tërpezë Komuna. e Malishevës.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje i pandehuri, të dëmtarit dhe dëshmitarët eventual, dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojë n dëshmitarë apo tek të dëmtuarit, me të cilët kanë jetuar në fqinjësi deri në ditën kritike. andaj është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm.

Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohet i pandehuri, ekzistojnë rrethana që tregojnë se me lënien në liri të tij, është rreziku i arratisjes, pasi që edhe pas kryerjes së veprës penale i njëjti i është shmangur institucioneve të drejtësisë deri në arrestimin e tij.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin A.G., në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm.

ShareTweetShare
Previous Post

E rëndë: 24-vjeçari në Tiranë kryen marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare

Next Post

Gjykata vendos arrest shtëpiak për ortopedin Sami Deliaj

Next Post
Gjykata vendos arrest shtëpiak për ortopedin Sami Deliaj

Gjykata vendos arrest shtëpiak për ortopedin Sami Deliaj

Lajmet e fundit

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

20/05/2025
“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri

“Defender Europe” nis më 25 maj, forcat e NATO-s do të stërvitën në Kosovë e Shqipëri

20/05/2025
Rasti i foshnjës që u gjet në qese mbeturinash, reagon Xheneta Fetahu: Pse jetojnë nënat e tilla?

Rasti i foshnjës që u gjet në qese mbeturinash, reagon Xheneta Fetahu: Pse jetojnë nënat e tilla?

20/05/2025
Sonte Eurovisioni – Rama e nis mëngjesin duke i uruar suksese Shkodrës Elektronike

Pas suksesit në Eurovision, Shkodra Elektronike paralajmëron fansat për një album

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.