Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ironizuar me “Rrugën e Re”, të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po prezantohet nga kryetari i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku.
Të martën, disa zyrtarë të LDK-së publikuan logon e ”Rrugës së Re“.
Por Basha, përmes një fotografie montazh e cilësoi këtë rrugë si ”të gabuar“.
”Urime LDK-së! Uroj që ka ndonjë kontroll rrugës para se me marrë n’qaf naj njeri n’udhë të drejt“, ka ironizuar Basha.