I dërguari i Posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Tëitter], Lajçak ka thënë se gjatë takimit kanë shkëmbyer shënime mbi zhvillimet në terren dhe kanë ndarë vlerësimet e tyre mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme.
Po ashtu ai është shprehur mirënjohës për punën e KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
Mirëprita komandantin e KFOR-it Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, shkroi Lajçak.