Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ajo ka takuar liderët instutcional të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, Presidentin Begaj dhe liderë tjerë shqiptarë, shkruan Gazeta Papirus.
Vizita e saj në Shqipëri vjen pas mardhënieve të ftohta që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
E pas takimeve zyrtare ajo ka qenë e ftuar për një intervistë në njërin prej televizioneve të Shqipërisë. Ajo ka thënë se ka ditë e javë kur nuk pajtohet fare me Albin Kurtin.
Osmani duke folur për vështirësitë e institucioneve të Kosovës në raport me ndërkombëtarët, ka thënë se “nganjëherë me Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra”.
“Pajtimi arrihet duke mos e shkëputur komunikimin. Edhe kur nuk pajtohemi, ne vazhdojmë e komunikojmë me njëri-tjetrin.”. – ka thënë Osmani.