Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përgatitur për ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.
Dardanët tashmë kanë publikuar listën për ndeshjen ndaj Zvicrës që zhvillohet më 9 shtator, ndërsa tri ditë më vonë do të kenë punë me Rumaninë.
Por, stërvitja që ishte planifikuar për orën 20:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ka pësuar ndryshime.
“Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për t’u mbajtur sot në Kampin Nacional do të zhvillohet në formë rigjenerimi në hotel Emerald”, ka bërë të ditur FFK.
Ky është ndryshim drastik në planet e skuadrës, pasi të shtunën e kësaj jave përballen me Helvetikët.
Përzgjedhësi Primoz Gliha vendosi që stërvitja të kalonte në ringjerim në hotel, por që ekipi do të fillojë nga nesër me stërvitjet para një dueli tejet të vështirë.