Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli kabinetin e ri qeveritar shqiptar, që do të drejtohet sërish prej tij.
Rama ndër të tjera njoftoi zhvillimin e kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste në tetor.
Nga qeveria ikën Evis Kushi, Frida Krifca, Milva Ekonomi dhe Olta Xhaçka.
Aktualisht qeveria ka një kryeministër, një zëvendëskryeministre dhe 15 ministra.
Në kabinetin aktual janë gjithsej 17 anëtarë, ndër të cilët 4 burra dhe 13 gra.
Disa nga ministrat e kabinetit aktual janë përfolur shumë në media për afera të ndryshme. Disa të tjerë janë në fokusin e opozitës me akuza për korrupsion, paaftësi dhe abuzim me postin.
Si ndryshon kabineti qeveritar
Kryeministër
EDI RAMA
Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Ishte BELINDA BALLUKU
Mbetet e njëjta
Ministër i Brendshëm
Ishte TAULANT BALLA
Mbetet i njëjti
Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Ishte DELINA IBRAHIMAJ
Bëhet Ervin Mete
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ishte OGERTA MANASTIRLIU
Bëhet Albana Koçiu
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ishte OLTA XHAÇKA
Bëhet Igli Hasani
Ministër i Arsimit dhe Sportit
Ishte EVIS KUSHI
Bëhet Ogerta Manastirliu
Ministër i Drejtësisë
Ishte ULSI MANJA
Mbetet i njëjti
Ministër i Mbrojtjes
Ishte NIKO PELESHI
Mbetet i njëjti
Ministër i Kulturës
Ishte ELVA MARGARITI
Mbetet e njëjta
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ishte FRIDA KRIFCA
Bëhet Anila Denaj
Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Ishte EDONA BILALI
Bëhet Delina Ibrahimaj
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ishte ELISA SPIROPALI
Mbetet e njëjta
Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve
Ishte MILVA EKONOMI
Bëhet Ardian Mazniku (Ministër për Pushtetim vendor)
Ministër Shteti dhe Kryenegociator
Ishte MAJLINDA DHUKA
Mbetet e njëjta
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Ishte MIRELA KUMBARO
Mbetet e njëjta
Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ishte BORA MUZHAQI
Mbetet e njëjta