Sot Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur në rrugën ”Ukë Zeneli” në Klinë, ndërsa i njëjti me t’u takuar me njësitet relevante të arritura në vendngjarje, u ka pranuar se posedon armë të zjarrit.
Nё vendin e ngjarjes, specifikisht në shtëpinë e të dyshuarit, janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) Armё (Pistoletё) prodhim Çekosllovak
Dy (2) karikator tё sё njejtёs arme
Pesёdhjetё e dy (52) fishek tё kal: 7.65 mm
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, derisa rasti cilësohet ”Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve”.