Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se ka “punë dhe jo fjalë” sa i përket pishinës së Gërmisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se
Rama po mburret me 18 mijë vizitorë që kanë qenë në pishinë për 3 muaj, në kryeqytetin që ka 300 mijë banorë.
Thaçi ka pyetur se a është Gërmia në Prishtinë apo në Mamushë?