Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e katërt të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan
Skuadra e Malishevës do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në qytetin e Suharekës.
Malisheva aktualisht ndodhet në pozitën e dytë me 6 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 i gjashti me 3 pikë.
Ndeshja tjetër do të luhet në qytetin e Prizrenit, mes dy skuadrave që janë inkuadruar në Superligë.
Skuadra e Lirisë do të luaj ndaj Fushë Kosovës, ku do të kërkojë fitoren e parë pas tre barazime radhazi.
Prizrenasit renditen në pozitën e shtatë me 3 pikë, kurse në anën tjetër Fushë Kosova është e fundit me 0 pikë.
Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 16:00.