Kryetari i PSD-së, Dardan Moliqaj, ka bërë dallimin në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se në kontekstin e proceseve historike dhe shtetndërtimit, Hashim Thaçi është i pakrahasueshëm me kryeministrat tjerë.
I pari i PSD-së ka vlerësuar se këtë qëndrim e ka pasur edhe kur ka qenë kundërshtar politik i Thaçit.
“Kurti është kryeministër si gjithë të tjerët. Përveç që ka 50%. Ky është dallimi. Në kontekstin e proceseve historike dhe shtetndërtimit, Thaçi është i pakrahasueshëm. Këtë e kam thënë edhe kur kam qenë kundërshtar i tij, sepse m’u ka bë një pyetje e tillë një ditë”, ka thënë ai për lajmi.net.