Numri i madh i aksidenteve dhe vetaksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Kosovë-Shqipëri drejtim i Qafës së Prushit, saktësisht në fshatin Vogovë ku një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit.
“Rreth orës 19:50 në rrugën nacionale Kosovë-Shqipëri drejtim i Qafës së Prushit, saktësisht në fshatin Vogovë, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një veturë është e përfshirë. Në automjet janë gjetur dokumentet e një personi për të cilin dyshohet që janë të viktimës. Viktima është shtetas i Shqipërisë. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ndaj kushteve të rrugës”, tha Kasapi.
Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjena ku ka konstatuar vdekjen e 54-vjeçarit, derisa shton se trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Po ashtu, Kasapi shtoi se Ambasada e Shqipërisë është njoftuar pasi viktima ka nënshtetësi shqiptare