Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Istog, që më shumë se një vit është në hall nga një grua. E dyshuara disa herë ka përfunduar në stacion policor si e dyshuar për ngacmim ndaj policit, mirëpo kjo nuk ka bërë që ajo të mos përsëris veprën e njëjtë sërish.
Portali mëson se dy ditë më parë, zyrtari policor ka kërkuar sërish ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se 48-vjeçarja e ka ndjekur në fshatin Gurrakoc, pavarësisht insistimit të tij që ajo të largohet.
E dyshuara ende nuk është intervistuar, pasi s’është lokalizuar vendndodhja e saj.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Ngacmim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.