Një grabitje ka ndodh në bankën BKT, që gjendet në sheshin “Nënë Tereza”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila tha se një person është arrestuar.
“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë”, tha Flora Ahmeti, zëdhënsja për media në rajonin e Prishtinës.
“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëher pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”.
/GazetaPapirus/