Një burrë është zhdukur në Drenas gjatë ditës së djeshme.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka raportuar vëllai i të zhdukurit.
Ai ka deklaruar se vëllai i tij që është zhdukur jeton jashtë vendit, dhe derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.
Rasti është duke u hetuar.
/GazetaPapirus/