Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri akuzuar qeverinë e Kosovës se në këto dy vjet e gjysmë qeverisje, vetëm po ua rëndon jetesën qytetarëve të vendit.
Ai ka përmendur, librat shkollorë, pagat në sektorin publik, listën esenciale të barnave dhe vendime të tjera të qeverisë së Kosovës.
Madje, kjo Qeveri, jo që po ua lehtëson jetesën qytetarëve, por i mashtroi të gjithë ata që pritën zhvillim ekonomik e luftim të korrupsionit. Më e keqja, ua humbi shpresat për një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhme në Kosovë. Kjo pasiguri e madhe për të ardhmen, lidhet me ekonominë e rënduar të vendit, punësimin dhe kushtet e jetës”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.
/GazetaPapirus/