Kryetari i Skenderajt Fadil Nura, në emisionin “20MIN+” tregoi se Qeveria nuk ka dhënë asnjë cent për të ndihmuar këtë qytet nga dëmet që i pati për shkak të vërshimeve në janar.
“Fatkeqësisht deri më tani jo nga 19 janari. Neve na kanë thënë se Komisioni Qendror e ka kryer punë e tij dhe se lënda gjendet në Qeveri. Kemi tentuar të kontaktojmë, por që nuk kemi marr ndonjë përgjigje adekuate. Kemi pyetje në baze ditore në lidhje me këtë çështje nga qytetarët. Kemi pasur vonesa në intervenim nga FSK-ja.”
“Krerët e shtetit na kanë thënë se do të jemi krahë për sanimin e dëmeve. Unë i kam vendosur në buxhetin e komunës sepse nuk ka asnjë ndihmë nga pushteti qendror.”
“Qasja duhet të jetë instuticionale. Fatkeqësisht në parim duket si penalizim ndaj meje. Kanë buxhet të mjaftueshëm, në raste të tilla nuk pësoj unë por qytetarët që janë taksapagues.”, tha Nura.
/GazetaPapirus/