Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së Faton Klinakut, deklaratën që bëri dje ndaj kryeministrit Albin Kurti, njofton Gazeta Papirus.
Haxhiu ka thënë, se Klinaku është treguar i pamatur pasi që i ka shkuar për shtati VV-së, duke shtuar se ai i ka zgjuar nga gjumi LVV pasi nuk kishin ftyrë me postu nga skandalet e Qeverisë.
“Faton Klinaku me deklaratën e tij është treguar i pamatur pikërisht duke i shkuar për shtati VV-së e cila që nga themelimi nxitë vazhdimisht vlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit. Klinaku i paska zgju nga gjumi LVV- në se ka disa muaj janë heshtur e sa as statusa nuk kishin ftyrë me postu në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditëshme të Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu.
Deputeti i PDK-së ka theksuar se VV-së nuk i kanë penguar skandalet e një pasnjëshme, por po u pengon deklarata e Faton Klinakut.
“VV-së nuk i ka penguar as vjedhja e rrymës, as vjedhja e grurit, vajit, sheqerit, as arrestimi i sekserit Ridit e dilerit të drogës asambleistit të LVV-së Mujecit. E tash po u pengojka deklarata e Faton Klinakut, po kanë harru që pikërisht VV-ja me eksponentët e saj bënin thirrje çdo ditë për vrasjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka ngritur një pyetje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pse LVV-ja nuk përgjigjet cilin politikan te PDK-se ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit? Shumë bre hipokrita!!!”.