Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Muzeun e Muzikës në Gjakovë.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe zëvendësministri i Financave nga Alternativa Agon Dobruna, i cili e ka thënë se e gjithë kjo është dëshmi e trajtimit të turpshëm, bizar e skandaloz që Komuna e Gjakovës dhe kryetari i saj, kanë bërë për trashëgiminë kulturore në këtë qytet.
“Djegja e muzeut të muzikës në Gjakovë, monument shume i çmuar i kulturës e traditës muzikore, është dëshmi e trajtimit të turpshëm, bizar e skandaloz që Komuna e Gjakovës e kryetari i saj kane për kulturën, trashëgimine kulturore e historinë e qytetit të Gjakovës.
Pasi ia humbi komplet kuptimin qendrës së vjetër historike, duke i dhënë leje ndërtimi shumekatëshëve degraduese, Komuna e Gjakovës sot e dëshmoi edhe njëhere, duke mos u kujdesur qëllimshem, që ka mision t’ia humbe çdo vlerë këtij qyteti”, ka shkruar Dobruna në Facebook